Këta janë ministrat nga radhët e Listës Serbe

Lista Serbe ka vendosur për emrat e ministrave që do të udhëheqin me tri ministri në Qeverinë e Kosovës që do ta drejtojë Ramush Haradinaj.

Mediat lokale serbe në veri të Mitrovicës kanë zbuluar se me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të udhëheq Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr me këtë ministri edhe në mandatin e kaluar, ministër për Kthim dhe Komunitete do të jetë Dalibor Jevtiq, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikallo, aktualisht anëtar i KQZ, transmeton “Zeri.info”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button