Kallëzim penal për tre shkupjanë të cilët kanë plaçkitur pompën e benzinës

Kundër tre shkupjanëve është parashtruar padi penale për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale “plaçkitje”.

Ata dyshohen se më 6 shtator e kanë plaçkitur pompën e benzinës në autostradën Veles-Shkup kur me kërcënim me armë kanë marrë rreth 30.000 denarë nga e punësuara.

Kallëzimi penal është parashtruar kundër A.A (24), L.J. (18) dhe D.D. (26). Që të tre ishin dakorduar të takohen në hapësirën e parkimit në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” që më pas të kryejnë plaçkitjen në pompën e benzinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button