Ministri i brendshëm Spasovski: Së bashku mund ta luftojmë kriminalitetin

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski merr pjesë në Konferencën e ministrave të vendeve të cilat janë pjesë e procesit Bërdo, për vendosjen e sistemit të menaxhimit të integruar me siguri kufitare.

Spasovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, në fjalimin e tij në Konferencë, ka theksuar se mekanizmi i menaxhimit të integruar me siguri të brendshme e siguron pikërisht nevojën e sinergjisë mes nismave të ndryshme rajonale, duke siguruar qëndrueshmëri, pronësi rajonale dhe një qasje gjithpërfshirëse në trajtimin e të gjitha administratave kombëtare, por edhe të të gjitha kornizave rajonale dhe instrumenteve ekzistuese dhe mjeteve të konfirmuara.

“Secila formë e bashkimit të forcave në luftën kundër kriminalitetit paraqet një hap përpara për të gjithë ne, veçanërisht duke pasur parasysh se ky lloj i bashkëpunimit sjell në një vend ekspertë për fushë të caktuar, duke ndërtuar në këtë mënyrë rrjet mes organeve kombëtare, fuqimisht të qëndruar kundër kriminalitetit dhe terrorizmit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Spasovski.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të obligueshme duhet të shoqërohet edhe me thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, për arsye se ajo fillimisht, do ta përforconte lidhjen mes prioriteteve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa njëherësh, me atë dhe do të fokusoheshin dhe përqendroheshin të gjithë faktorët e veprimit nga aspekti i sigurimit të efikasitetit më të madh.

Оливер Спасовски Брдо 2

Minsitri Spasovski në margjinat e Konferencës realizoi edhe takim dypalësh me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Vesna Gjorkosh Zhnidar dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq.

Në takimet, siç informojnë nga MPB, është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta të policive të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button