SHBA thirrje Mianmarit që gazetarëve t’u mundësojë raportim të lirë

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se nuk ka mjaft “lajme të sakta” nga Mianmari, ku janë të pranishme skenat e krimit ndaj muslimanëve Rohingya, dhe i kërkon qeverisë së Mianmarit të ndihmojë përfaqësuesit e medias të raportojnë lirisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në konferencën për media në Uashington shprehu shqetësimin për shkak të ndodhive në rajonin Arakan.

Nauert për shkeljen e të drejtave të njeriut mbi muslimanët në Mianmar tha se bëhet fjalë për “pohime”, dhe nga ky rajon nuk ka mjaft “informacione të sakta”. “Është shumë vështirë të merren informacione të sakta nga terreni”, theksoi Nauert.

Ajo shtoi se “I bëjmë thirrje Qeverisë së Mianmarit që gazetarëve dhe reporterëve t’u mundësojë qasje deri te informacionet e sakta për të kuptuar se çfarë po ndodh në rajon. Vazhdojmë kontaktet me Qeverinë e Mianmarit, jo vetëm për dhunën në vend, por edhe për situatën e mediave në këtë vend dhe ndihmën humanitare.”

Nauert nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me nismën që ministres së Punëve të Jashtme dhe ministre shtetërore për Çështjet e Presidencës së Mianmarit Aung San Suu Kyi t’i merret Çmimi Nobël për Paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button