Messi – Real Madrid, lajm i ‘çmendur’ nga Florentino Perez!

Florentino Perez me deklaratë interesante për Lionel Messin.  Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka pranuar se do ta transferonte Lionel Messin nëse ai do të ishte në dispozicion në aventurën e tij të parë në drejtim të gjigantit madrilen.

Perez ka theksuar se do të dëshironte ta kishte Messin për futbollist në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të ekzistonte Messi, në etapën time të parë, do të shkoja për ta blerë”, deklaroi Perez për “El Larguero de la Ser”, përcjell “lajmi.net”.

“Është lloj i futbollistit si Zidane”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button