KRSKRR bën thirrje në pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion gjatë festës

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uron feston e pavarësisë “8 Shtatori” dhe bëri thirrje në pjesëmarrje përgjegjëse në komunikacion dhe arritje të sigurt në destinacionin e dëshiruar.

Nga KRSKRR informojnë se sipas buletinit të MPB-së momentet e dedikuara për pushim dhe festim shumë shpesh shndërrohen në tragjedi familjare e cila lë pasoja të gjata dhe fatale.

“Periudha nga qershori deri në shtator në botë është e njohur si 100 ditët më të zeza në rrugë. Të dhënat jozyrtare statistikore tregojnë se nga fillimi i vitit 91 persona e kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në Republikën e Maqedonisë, nga të cilët 48 persona në 6 muajt e parë dhe 43 të tjerë në korrik dhe gusht”, theksohet në kumtesë.

Analizat dhe statistika tregojnë se gjatë fundjavës së vazhduar veçanërisht numri është i madh i aksidenteve rrugore të shkaktuara nga vetëm një pjesëmarrës në komunikacion, gjegjësisht dalje e automjetit nga rruga për shkak të vozitjes së shpejtë, vozitjes pa vëmendje ose për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit. Kombinimi nga të gjithë tre faktorët, siç kumtojnë nga KRSKRR pothuajse çdoherë është fatal. Arritja e papërshtatshme dhe mosmbajtja e anës dhe drejtimit të lëvizjes gjithashtu përkasin në grupin e shkaqeve kryesore për aksidente nga karakteri më serioz.

“Para nesh është edhe një fundjavë e vazhduar  dhe edhe një sfidë dhe joshje kur është në pyetje siguria në komunikacion. Pikërisht për këtë, KRSKRR sërish apelin deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe përgjegjës, ta respektojnë sinjalizimin rrugor, të kenë kujdes në rregullat për kufizimin e shpejtësisë, të mos tejkalojnë në mënyrë jo të dukur dhe të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit”, theksojnë nga KRSKRR .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button