Përkundër të gjithave, ne vazhdojmë!

Po të mos ishte VMRO-DPMNE dhe Ljupço Georgievski, Maqedonia ndoshta nuk do të bëhej shtet i pavarur më 8 shtator të vitit 1991. Nëse pavarësimi, i realizuar ashtu siç dëshironte VMRO-DMPNE dhe Ljupço Georgievski, Maqedonia me siguri nuk do të pavarsohej më 8 shtator të vitit 1991. Ky miks i nacional – romantizmit dhe entuziazmit për shkëputje me Jugosllavinë, që e solli VMRO-DPMNE, nga njëra anë, dhe racionalitetit dhe prgmatizmit me të cilat u treguan komunistët e reformuar, ë distribuar në disa formacione majtiste, nga na tjetër, kontribuan që Maqedonia, megjithatë, në procesin e disa viteve kritike gjatë shkatërrimit të RSFJ, të pavarësohet në mënyrë paqësore, që ishte befasia kryesore e Ballkanit, duke i marrë parasysh ngjarjet në veriun mbi ne dhe fillimin e ndeshjes luftarake në Kroaci dhe Slloveni në maj dhe qershor të vitit t njëjtë, 1991.
Kiro Gligorov, dhe jo Georgievski, më vonë Ljubço, është politikani kyç për depërtimin nëpër “veshët e gjilpërës” të Maqedonisë, në krizën ish – Jugosllave. Po, në vitet pas, u tregua se komunisti i vjetër Gligorov, nuk praktikon standarde të larta demokratike në qasjen e tij bizantine ndaj politikës praktike, por se Dhelpëraku i Vjetër ishte autritet i madh rajonal, i cili e kishte fuqinë e jashtëzakonshme ta ndjejë lëvizjen e ajrit që e prodhonte çdo derë ose dritare e hapur nga Stambolli deri në Vienë, nga Sofja deri në Tiranë dhe Athina deri në Beograd. Këto janë gjërat kryesore, tjerat janë anektoda. Ah, po, edhe fakti që ishte nacionalisti më i madh nga shumica e anëtarëve të VMRO që i njihja, vetëm se në një mënyrëtë filtruar politike, që në shikim të parë rëndë vërehet, për pasojat e të cilave tani nuk është koha as vendi të kuvendojmë.

Tridhjetë vite pas këtyre ngjarjeve, është mirë që në Maqedoni mbaruan diskutimet se cili ka qenë më tepër ose më pak patriot në atë periudhë. Është fakt se ecnim mbi tehun e të mprehtës së thikës, dhe se më tepër ose më pak, në këta ose atë mënyrë, numri më i madh i aktorëve politikë e kanë menduar të mirën për Maqedoninë.

Mirëpo,të mos harrojmë, fuqia e vetme e atëhershme ( dhe e tanishme) botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndruan fortë pas pavarësisë së Maqedonisë, nga arsye që vlejnë edhe sot: Maqedoni e pavarur, demokratike ( do të thotë pro-perëndimore) dhe stabile, është një nga pjesët kyçe të formulës për prosperitetin në Ballkan, që endë është nga interesi nacional i SHBA. ( Më të udhëzuarit e dinë se çfarë do të thotë dhe se çfarë pasoja praktike prodhon shprehja “interesi nacional” kur janë në pyetje SHBA.) Ai kontekst historik dhe gjeopolitik vazhdon deri sot, pavarësisht nga tentimet e disa fuqive politike që ky kontribut të nënçmohet ose të poshtërohet. Kjoi bie si me rrymën, e kuptoni se sa e rëndësishme është për jetë normale vetëm kur zhduket. Në fakt, mendoj se ata që gjoja nuk e kuptojnë, dëshirojnë të jetojmë në errësirë.

Kaq, sa t’ua uroj festën.

Burimi: Civil

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button