Ivanov: Të ndërtojmë shtet ku vendimet e rëndësishme miratohen me kujdes dhe me mençuri

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, dërgoi urim deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Nga të gjitha dëshirat dhe synimet e njeriut, nuk ka synim më të fuqishëm dhe më të përhershëm se ai për liri dhe drejtësi. Pas luftërave shumë shekullore, aspiratën e pandalshme të Maqedonisë për liri e realizuam më 8 shtator të vitit 1991. Ne, qytetarët e Maqedonisë u deklaruam për një Maqedoni sovrane dhe të pavarur, qytetar dhe demokratik. Më 8 shtator ne nuk votuam për parti të ndryshme, por për një Maqedoni të vetme të përbashkët. Votuam për shtet në të cilin lirshëm do t’i realizojmë vlerat themelore të Maqedonisë dhe parimet e larta evropiane dhe civilizuese – qeverisja e të drejtës , mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëjetesa dhe respektimi i diversitetit. Votuam për shtet që do të sigurojë të drejtë sociale, mirëqenie ekonomike dhe përparim të jetës personale dhe të përbashkët”, thotë presidenti Ivanov në urim.

Duke e shpallur pavarësinë, shton, ndryshuam shumë plane.

“Me këtë u ekspozuam në pavarësi që të jemi përjashtim nga shumë rregulla. Lirinë e arritëm, por drejtësia na u shkurtua. Rruga deri te njohja ndërkombëtare dhe integrimi ishte dhe ende është i mbushur me standarde të dyfishta, mohime dhe bllokada. Si shtet dhe shoqëri ishim të pafavorizuar. Duhej të luftonim për të drejtat që neve na takonin – e drejta e vetëidentifikimit, dinjiteti njerëzor dhe prosperiteti. Por, edhe krahas gjithçkaje, nuk u hoqëm dorë nga vlerat themelore dhe parimet. Vazhduam ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si atdheu i të gjithë qytetarëve të saj, në të cilën populli i Maqedonisë së bashku me të gjithë komunitetet tjera janë pjesë e kombit qytetar të Maqedonisë. Nuk hoqëm dorë as nga synimi për drejtësi, sepse jemi të vetëdijshëm se liria e vërtetë nënkupton edhe realizim të drejtësisë. ndërsa drejtësia do të realizohet kur do të bëhet anëtarë të plotfuqishëm në NATO dhe BE”, theksoi presidenti Ivanov.

Ai shtoi se të bashkuar duhet të vazhdojmë edhe më tej, të punojmë me zell në ndërtimin e një Maqedonie me prosperitet, të pasur dhe të fuqishme.

“Të ndërtojmë shtet në të cilin vendimet e rëndësishme do të sillen me kujdes dhe me mençuri, jo vetëm deri te zgjedhjet e ardhshme, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Vetëm me dashuri ndaj atdheut tonë të përbashkët, ne do të tregojmë falënderim ndaj paraardhësve tanë dhe përgjegjësi ndaj pasardhësve tanë. Urime 8 Shtatorin, Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë”, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në urimin me rastin e festës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button