SKËNDERBEU – SIMBOL BASHKIMI, JO CASUS BELLI

Fatmir Sulejmani

Fatmir Sulejmani

Pas ngjarjes nē sheshin Skēnderbej tē Tiranēs ditēn e Bajramit dhe asaj gjatē inaugurimit tē katedrales Nēnē Tereza nē Prishtinē, u ndezēn debate tē zjarrta dhe vērshuan medieve qindra pamflete kacagjeluese, qē aktin e turpshēm tē mbulimit tē monumentit tē Gjergj Kastriotit me ekrane gjigante dhe trajtimin si leckē tē Flamurit kombētar e shfrytēzojnē pēr tē rrēnuar pakthyeshēm tolerancēn fetare, amanetin mē tē shenjtē tē Rilindēsve – prometejēve qē ringjallēn nga hiri vullnetet e fjetura dhe shkrinē veten pēr konsolidimin e gjuhēs, kombit dhe shtetit shqiptar.

Na ka rēnē tē lexojmē kētyre ditēve fletrrufe ordinere, tē pista dhe tē rrezikshme pēr ekzistencēn tonē kēshtu si na ka falur Zoti, vērtet tē ndarē e tē degdisur nē tē katēr anēt e botēs, por me mundēsinē e papērsēritshme pēr tē korrektuar nē masē tē madhe padrejtēsitē historike…

Personalisht i kuptoj reagimet kolerike tē njerēzve tē rēndomtē ndaj fyerjeve tē shpeshtuara qē nēnçmojnē rēndē shqiptarēt, por nuk arrij t’i kuptoj “gazetarēt”, “analistēt”, “opinionbērēsit…”, tē cilēt fajet pēr pisllēqet e kētilla nuk i kērkojnē prej kryerēsve tē vērtetē, por i pērgjithēsojnē dhe ua mveshin gjithē besimtarēve muslimanē apo katolikē. Kjo nuk mē duket e rastit, sepse, me vite tē tēra, dikush nxit papengueshēm mosdurimin dhe urrejtjen ndērfetare mes shqiptarēve tē njohur nē botē pēr tē kundērtēn – tolerancēn dhe harmoninē shembullore.

Pikērisht pēr kētē befason mungesa e reagimit tē shtetit pēr t’i ndēshkuar individēt dhe klanet matrapaze qē porositin, lejojnē dhe kryejnē vepra tē dēnueshme nē çdo vend normal tē botēs? Si ēshtē e mundur qē, nē emēr tē lirisē sē shprehjes dhe veprimit, mercenarēt tē pērçmojnē publikisht racēn dhe etninē tonē, tē fyejnē besimtarēt e devotshēm, tē kērkojnē publikisht luftē vēllavrasēse, ta poshtērrojnē Heroin dhe Flamurin kombētar? Cila demokraci i lejon kēto meskinllēqe? A ekzistojnē shtete tē tjera ku yje mediesh janē bashibozukēt dhe budallenjtē me potencial pēr tē pērmbysur gjithçka tē mirē, tē ngritur nē kēmbē me sakrifica brezash?

Tē imagjinojmē pēr njē moment njē medium serioz nē Norvegji, Japoni, Kinē, Turqi, Iran, Tunguzi…, nē tē cilin njē mut-muti betohet se do ta shpiejē gjer nē fund misionin prej zagari pēr tē konvertuar nē ata qē nuk janē dhe nuk mund tē jenē norvegjezēt, japonezēt, kinezēt, turqit, iranianēt, tunguzianēt… Por ne jemi tjetēr gjē. Ne jemi sui generis, etni shtetesh demokratike ding me medie tē vērdhemta, ku, fjala vjen, gjejnē fushēveprimin e sallamadishēm budallai qē betohet se do t’i kthejē shqiptarēt nē turq elhamdulilah, sepse ata tē tillē e paskan ndier veten me shekuj;  miciruki qē u kērkon gjithē besimtarēve muslimanē tē deklarohen se janē shqiptarē; hērti qē Skēndērbeun e shpall hero katolik; shtona qē pēllet se na paskan sjellur pushtuesit nē vatrat shekullore tē stērgjyshērve dhe shumē specie tē tjera njēqelizore qē na e gērditin jetēn.

Kēshtu pra i kemi punēt, o njērēz tē dashur, tē pashtet dhe tē paAtdhe. Jo rastēsisht gjithkush merret me çēshtjet tona – na e varros tē ardhmen, na e spērdredh identitetin, na i fyen simbolet dhe personalitetet qē bējnē etni, na i pērdhos shenjtēritē, qē po ua preke tē tjerēve harron si duket drita diellore, sepse ka do gjēra qē nuk i duron asnjē demokraci.

Po pra, o populli im pa shtet dhe pa Atdhe. Gjithkush fut hundēt nē punēt tona, sepse flejmē dhe bējmē sehir si tē retarduar, sikur asnjēra prej kambanave tē alarmit nuk bie pēr ne. Ndaj dhe rezultojnē tē krisur idealistēt qē ēndērrojnē zgjuar Atdheun e njerēzve tē lirē dhe lirinē e mbrojtur qelbēsirash.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP