Shqiptarja që pushton majat e larta botërore, Uta Ibrahimi ngjitet në Manaslu

Uta Ibrahimi për KultPlus ka treguar dhe ndarë fotografi nga kjo sfidë e radhës, e cila ka treguar se tashmë për këtë rrugëtim të ri është nisë tash e njëmbëdhjetë ditë.

Uta Ibrahimit sapo i është dorëzuar certifikata për ngjitjen në majën e Everestit, ngjitje kjo që shënon edhe historinë, pasi që është gruaja e parë shqiptare që ka pushtuar këtë maje të lartë të botës.

Mirëpo kjo ngjitje vetëm sa ka zgjuar edhe më tej dëshirën e gjilanases, e cila së fundi po synon edhe një maje tjetër, atë të Manaslu, që është 8163 dhe është në dhjetëshen e majave më të larta të botës.
Uta Ibrahimi ekskluzivisht për KultPlus ka treguar dhe ndarë fotografi nga kjo sfidë e radhës, e cila ka treguar se tashmë për këtë rrugëtim të ri është nisë tash e njëmbëdhjetë ditë.

“Jam nisë që njëmbëdhjetë ditë, fillimisht nëpër katunde, e tash jam në bazë që pesë ditë”, ka thënë Ibrahimi e cila ka detajuar se ngjitja po shkon shumë mirë, edhe përkundër kushteve klimatike që sipas saj ka shumë shi dhe lagështi. “Ndryshe prej pjesëve tjera të Himalajeve”, ka thënë Ibrahimi.
Ajo ka treguar më pas se ditën e shtunë do të niset për kampin 1 dhe 2, për tu kthyer pas dy dite në kampin bazë.

Dhe realizimi i ëndrrës së saj që të pushtojë edhe këtë maje të Himalajeve që gjendet në pjesën e Nepalit, planifikohet të ndodhë në fund të muajit shtator. Kurse kjo ngjitje në një ndër majat më të larta të botës është duke u mundësuar nga Shoqata Dajti, ajo e Pashtrikut, Frutomania, Komuna e Gjilanit, Birra Puka dhe Butterfly Outdoor Adventure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button