“Der Spiegel”: Mbi këtë vend ka frikë Ballkani, Maqedonia pas krizës shtetërore

Maqedonia ishte fëmija problematik i Ballkanit – vetëm se tani qeveria e re kërkon të demokratizojë vendin. Është një detyrë e vështirë që gjithmonë duhet të përllogaritet me shtetin fqinj Greqinë, shkruan fillimisht “Der Spiegel”.

Kriza qeveritare e Maqedonisë – kjo nuk vlen më. Me ish shefin qeveritar Nikola Gruevski, që kontrolloi shtetin nga 2006 deri në mes të këtij viti, Maqedonia gjithmonë e më shumë shkonte drejt autoritarizmit dhe nacionalizmit. Falsifikime zgjedhore, afera korruptive dhe skenare për konflikte etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve ishin disa nga dukuritë e krizës së rëndë shtetërore në tre vitet e fundit – dhe shumë herë konflikte të dhunshme, përcjell botasot.info.

ipas autorit Keno Verseck,  i cili ka intervistuar ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, qeveria e re në 100 ditët e ardhshme ka aarritur me një tempo elitë të reformojë vendin.

“Pritjet dhe shpresat e shoqërisë maqedonase janë shumë të larta,” tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov gjatë bisedës me SPIEGEL ONLINE. “Ne kemi fituar shansën e dytë, për të krijuar një shtet të vërtetë të demokracisë europiane. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë.”

Kryeministri Zoran Zaev ka detyra të vështira dhe atë:

Të zgjidh konfliktet me shtetet fqinje

Të zgjidh me drejtësi kërkesat e shqiptarëve

Të mbrohet nga sulmet e nacionalistëve maqedonas

Të gjejë rrugëdalje nga mizerja ekonomike dhe sociale

Më pas media gjermane thekson se problemi bazë i zhvillimit të Maqedonisë si shtet është konteksti i emrit me Greqinë, që daton nga pavarësia në 1991. Pasi Maqedonia është “hipotekuar” nga një provincë veriore greke, për këtë ndërkombëtarisht Maqedonia shpesh paraqitet me emrin provizor FYROM: Former Yugoslav Republic of Macedonia.

Ky konflikt ka mundësuar bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe avancimin në bisedimet me BE. Qeveria e Gruevskit filloi ndërtimin arkitektonik të Shkupit, sipa një arti antik të Disneyland dhe si një sulm frontal kundër Greqisë.

Ministri i jashtëm grek Kotzias vizitoi në mes të javës së kaluar Shkupin dhe kjo tregon se qeveria e ardhshme është e gatshme për kompromis. “Por nga ne nuk mund të pritet që të japim shpirtin dhe dinjitetin tonë,” tha ministri i jashtëm maqedonas Dimitrov, duke nënkuptuar se ata do mbesin maqedonas. “Është mjaft e rrezikshme të bllokohet një vend, siç po ndodh me Maqedoninë.”

Përndryshe Zaevi me një tempo rekord ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë dhe në të ardhmen pritet edhe takim i dy kabineteve qeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Megjithatë kompromisi më i vështirë është me Greqinë dhe për zgjidhjen e këtij konteksti nuk është optimist as politologu grek, Ioannis Armakolas Universiteti i “Makedonien” në Selanik.  Ai kujton rastin kur ekipi i të rinjve grek në hendboll, refuzuan të luanin me koleget e tyre në Shkup, pasi në fanellat e tyre shkruante “Macedonia”. Në Athinë kjo u duartrokit dhe presidenti grek Prokopis Pavlopoulos i emërtoi vajzat greke si heroina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button