Veseli e Haradinaj thonë se konsultimi i Listës Serbe me Beogradin është bërë traditë

Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj, kanë thënë se konsultimi i Listës Serbe me Beogradin është kthyer tashmë në traditë politike, shkruan Koha.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka gjetur, por e ka shpresën te Kuvendi i Kosovës si garant i sovranitetit të shtetit.

“E keni vërejt edhe sot. Nuk është asgjë e lehtë. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin. Kemi besim që do të kemi votën e nevojshme për qeveri. Njëkohësisht një qeveri që ka fuqinë e vet. Kjo është një traditë në politikbërjen dhe vendimmarrjen në Kosovë. Do të jetë vazhdim i situatës që e trashëgojmë. Në Kuvendin e Kosovës janë 120 deputetë. Ata e mbrojnë interesin e shtetit, jo vetëm ata që e kanë pushtetin”, ka thënë Haradinaj.

Veseli në anën tjetër ka shtuar se Kosova nuk do t’i nënshtrohet asnjë liste dhe asnjë qëndrimi politik imponues.

“Ne jemi për një Kosovë perëndimore që ka një orientim shumë të qartë që nuk i nënshtrohet asnjë liste e as një qëndrimi politik imponues. Po flasim për një bashkëpunim politik shumë korrekt mes nesh në të cilin s’ka kurrfarë kushtëzimesh. Edhe kryeministri e tha është mirë të mos të krijohet problematikë aty ku nuk ka. Është krijuar një traditë të cilën disa kolegë tanë që tash janë në pozitë e dinë më mirë për të treguar faktorivizim. Të gjithë bashkërisht do të punojmë në të mirë të shtetit tonë”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button