Propozohet arrest për djalin i cili e vrau babain në Cërniçe, ish-funksionarin e VMRO-së

Prokuroria Publike Themelore Shkup sonte kumtoi se është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së arrestit për djalin i cili për vdekje e plagosi babain e tij në një debat familjar që ndodhi dje në lagjen Cërniçe të Shkupit.

“Prokurori kompetent vlerësoi se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore për propozimin edhe atë ekzistimin e kushteve për arrati të të dyshuarit, për ndikim ndaj dëshmitarëve, ndërsa është përcaktuar edhe rreziku për përsëritjen e veprës veçanërisht që i dyshuari ka dërguar kanosje verbale ndaj një personi tjetër”, thuhet në kumtesën e PPTH.

LEXO: Ish-funksionari i VMRO-DPMNE-së, goditet me thikë për vdekje nga biri

Vrasja ka ndodhur mbrëmë në orën 22 në lagjen Cërniçe kur djali 41-vjeçar pa kurrfarë arsye e ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur për vdekje babain e tij ndërsa ka kërcënuar edhe nënën e tij. Pas sulmit ai është arratisur. Për shkak se është vetë lënduar i dyshuari më vonë është paraqitur në një institucion mjekësor për ndihmë, prej ku është privuar nga liria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button