Britani, asnjë trajtim special në shkollë për Princin George

Stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth II dhe i treti në radhë për fronin britanik hodhi hapat e tij të parë në klasën e re. Por mesazhi i parë që erdhi nga shkolla është se, ai nuk do të ketë asnjë trajtim special.

George, 4-vjeçar, u shoqërua nga babai i tij ditën e parë të shkollës, nga Pallati “Kensington” në shkollën “Thomas Battersea”, në jugperëndim të Londrës.

Nëna e tij Kate Middleton qëndroi në shtëpi, ndërsa pret fëmijën e saj të tretë. George dukej mjaft nervoz, ndërsa u prit nga drejtoresha e kopshtit Helen Haslem, e cila bashkë me babain e tij e shoqëruan te klasa e re.

“Qëllimi ynë për Princin dhe nxënësit e tjerë është të garantojmë një ambient të sigurtë e të lumtur. Këtu do të përqëndrohen përpjekjet tona dhe iu siguroj se për Princin nuk do të ketë asnjë trajtim special”, tha Ben Thomas, drejtori i shkollës.

Mbase trajtimi garantohet nga shifra prej thuajse 18 mijë stërlinash në vit, që çdo nxënës paguan për të qenë në këtë shkollë, e cila thotë se rregulli i saj më i rëndësishëm është që të jesh i sjellshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button