BE, rritet dukshëm përdorimi i automjeteve elektrike në vitin 2017

Kërkesa për automjete me karburat alternativ në Bashkimin Evropian, në tremujorin e dytë të vitit 2017 është rritur për 38 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose më saktë për 204 mijë e 502 vetura, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (SHEPA) thotë se në përgjithësi regjistrimet e automjeteve elektrike janë rritur për 45.8 për qind, ose më saktë nga 34.015 vetura të shitura elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2016, në 49.589 njësi të shitura në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Gjermania është shteti me numrin më të madh të automjeteve elektrike të regjistruara së fundmi, 12.137, e ndjekur nga Britania e Madhe me 10.279.

“Kërkesa për automjete me bateri është rritur për 49.7 për qind, ndërkohë që kërkesa për vetura elektrike, mbushja e të cilave bëhet përmes prizës, është rritur për 42.3 për qind”, thuhet në raportin e SHEPA-s.

“Kërkesa për automjete të reja hibride gjithashtu u rrit në mënyrë të konsiderueshme, për 61.1 për qind, me gjithsej 102.969 vetura të shitura në tre muajt e dytë të vitit”, thuhet më tej në raport.

Regjistrimet e veturave të reja me motor me djegie propani ose gazi natyror, janë rritur me 3.3 për qind.

Në Evropë, Rumania shënoi rritjen më të madhe në regjistrimet e automjeteve me karburant alternativ, gjithsej 289.2 përqind, e ndjekur nga Sllovakia me 231.4 për qind dhe Bullgaria me 213 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button