Kryeministrja e Serbisë e priti ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska Tipko

 Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot realizoi takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska – Tipko, ku është biseduar për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal.

Në kumtesën e Kabinetit të kryeministres pas takimit theksohet se ajo i ka dërguar ftesë për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Beograd, duke vlerësuar në këtë rast se takimi do të jetë hap pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton MIA.

Në takimin Bërnabiq ka theksuar se dy shtetet kanë shumë hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm, duke theksuar se implementimi i Planit veprues për hapësirë ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor është çështje e rëndësishme e cila do ta lehtësojë dhe përmirësojë bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button