A do ta takojë Ziadin Sela, Agim Krasniqin në Kondovë, flasin nga partia

Nëpër mediat shqiptare qarkullojnë informacione se lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët” (ish LR-PDSH) Ziadin Sela do të jetë në mesin e atyre që do ta presin të premten Agim Krasniqin në Kondovë, pas lirimit të tij nga burgu.

Nga partia “Aleanca për Shqiptarët” për Portalb.mk i mohojnë informatat se një gjë e tillë do të ndodhë, por se Sela e ka pasur në plan ta vizitojë Kondovën për qëllim të organizimit të zgjedhjeve lokale.

“Të gjiha takimet e Liderit të Aleancës për Shqiptarët  Ziadin Sela, nëpër degë dhe nëndegë partiake janë në kuadër të agjendës parazgjedhore, duke i takuar strukturat partiake, dhe aktivistët partiak, dhe jo për qëllime tjera anësore” shprehen për Portalb.mk nga “Aleanca për Shqiptarët”.

Pritet që nesër pas 9 viteve burgim, të lirohet në vikend Agim Krasniqi.

LEXO më shumë për rastin e Agim Krasniqit në këtë LINK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button