Rrushi, fruti ideal i mirëqenies dhe humorit tuaj!

Kjo është stina e rrushit, aleati juaj ideal për  rifillimin e shkollës plot energji dhe rikthimin në punë pa strese. Ky frut është burim i shkëlqyer i melatoninës, hormon që rregullon ciklin e gjumit, shmang lodhjen, pengon procesin e plakjes qelizore përmes antioksidantëve., shkruan Bordo.al. 

Jo vetëm tuli i këtij fruti është i pasur me minerale (duke përfshirë kalium, hekur, fosfor, kalcium, magnez) dhe vitamina (grupi B dhe vitamine A dhe C) , por gjithashtu edhe farat e rrushit i shërbejnë mirëqenies sonë: Janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, antioksidantë, vitamina dhe minerale, sidomos kur përdoren të papërpunuara.

Ky frut, në fakt, gjithashtu ndihmon për të mbajtur peshën nën kontroll. Një studim nga Universiteti i Karolinës së Veriut në SHBA, ka treguar se kur organizmi ka marrë sasi të lartë  yndyrnash, këshillohet të hahet rrush rregullisht pasi ky frut mund të zvogëlojë me 40% peshën e fituar. Kjo ndodh për shkak se polifenolet e këtij fruti të shijshëm veprojnë në simbiozë me florën e zorrëve, duke ruajtur ekuilibrin dhe luftuar inflamacion kronik në zorrë,  të shkaktuar nga dietat ushqimore me shumë yndyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button