Maqedon, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë u zvogëlua në 22,6 për qind

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit është 22,6 për qind dhe në krahasim me tremujorin paraprak shënon zvogëlim prej 0,3 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, papunësia në tremujorin e parë ka qenë 22,9 për qind, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2016 24 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se numri i popullatës aktive në tremujorin e dytë është 955.699 persona, prej të cilëve të punësuar janë 739.892, ndërsa 215.807 persona janë të papunësuar. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 44,1 për qind.

Mes të punësuarve, 62 për qind ose 133.766 janë burra, ndërsa 38 për qind ose 82.041 gra. Sipas moshës, më së shumti të papunësuar ka te ata prej 25 deri 49 vjeçarë dhe ai numër është 137.859 persona ose 63,9 për qind. Shikuar sipas arsimit, më së shumti të papunësuar ka mes personave me arsim të mesëm prej katër viteve – 113.403 persona.

Te të punësuarit të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe janë të punësuar në industrinë përpunuese 143.711 persona, pastaj  në bujqësi, në pylltari dhe në peshkim, ku janë punësuar 120.304 persona, në tregtinë në shumicë dhe pakicë janë punësuar 106.836 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button