Vetëm Amal e ka lënë kaq gjatë të presë George Clooney-n për t’i thënë Po

Çdo femër do kishte nxitur për t’i thënë “PO” aktorit idhull të gjinisë femërore George Clooney. Por e dashura e tij asokohe, në momentin që Clooney i është ulur në gjunjë, për t’i kërkuar që të martoheshin, ajo nuk ka thënë menjëherë po, shkruan Class.

Avokatja e njohur ose është shtangur nga propozimi ose ka dashur ta lërë për 20 minuta në ankth aktorin hollivudian.

“Ai u ul në  gjunjë  para meje, me nje muzikë romantike në  sfond dhe ndërsa nxori unazën unë mbeta e shtangur. Iu desh të qëndronte 20 minuta të  tëra në gjunjë  para meje, para se t’i thosha po, pasi unë kisha mbetur tërësisht e shtangur”,-është shprehur Amal.

Çifti u martuan në 2014, dhe u bënë prindër të dy binjakëve këtë vit. Amal duket se ka ndryshuar jetën e aktorit, pasi ai gjatë gjithë jetës së tij ishte shprehur se nuk do bëhej ndonjëherë baba. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar, dhe George është shumë i dhënë pas Ellës dhe Alexandrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button