Merko dhe Zaev u takuan me biznesmenin Shefqet Kastrati, themelues i “Kastrati Group” dhe partnerët e tij

Sot, në ambientet e Ministrisë së diasporës me minsitrin Ramiz Merko dhe më pas bashkë me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, u zhvillua takim pune me një ndër biznesmenët më të suksesshëm jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por edhe i rajonit, Shefqet Kastratin, themelues dhe njëkohësisht drejtori gjeneral i kompanisë “Kastrati Group” , i shoqëruar nga partnerët e tij, Nova Global Group nga Republika e Turqisë.

“Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislacioni i Republikës së  Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira zhvillimore ekonomike.
Mora mbështetjen nga zotëri Kastrati për themelimin e një bashkëpunimi për realizimin e projekteve të shumta, në aspektin strategjik që të hartojmë investime avancuese dhe reformuese në fushën e ekonomisë. Ai më premtoi se, të paktën investimet që do të realizohen në vendin tonë do të arrijnë deri në 100 milion euro.” tha Merko.

Planprogrami dhe biznesplani do të konkretizohet në muajt në vijim, për çka do të prezantohet për opinionin, shtoi ai.

Gjatë takimit, prezent ishte edhe Zëvendës Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale Asip Useini, ku në bashkëpunimin institucional do të ndihmojë kompanive proceduarat e dokumentacioneve, që sa më lehtë dhe shpejtë të fillohen investimet në vend.

Ndryshe “Kastrati Group” ka një veprimtari të gjerë biznesesh, si tregtimin e karburanteve duke përfshirë bio-diesel në të gjitha rajonet e rëndësishme të kësaj zone me shumicë dhe pakicë, gjithashtu pika karburanti, shitjen e gazit për ngrohje, lubrifikanteve dhe bunkering (furnizimi me karburant i anijeve) me përvojë pune 22, ku 70% i tregut në Republikën e Shqipërisë mbulohet nga kjo kompani, gjithashtu mirëmbajtja e Rrugës së Kombit bëhet nga e njejta kompani.

Gjatë vitit 2015, pjesë e Kastrati Group u bë edhe “Autostar Albania”, kompani që merret me tregtimin e makinave të reja të markës së mirënjohur Mercedes Benz. Gjithashtu në të njëjtin vit kompania ka patur një volum aktiv prej 450 milionë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button