Ish-funksionari i VMRO-DPMNE-së, goditet me thikë për vdekje nga biri

Dramë e përgjakshme familjare ka ndodhur mbrëmë në lagjen e Shkupit Cërniçe ku i biri ka therr me thikë për vdekje babain e tij, shkruan “Fokus”. Rasti në polici është paraqitur nga fiqnja e rrugës “Çedomi Karatxhiev” rreth orës 22:15 derisa ata janë grindur dhe kanë kërkuar ndihmë, përcjell Portalb.mk.

Babai i therur ka qenë anëtar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Kisela Vodë me iniciale L.T. i cili ishte drejtor i fabrikës.

Kur ka arritur policia, 68-vjeçari ka qenë i shtrirë në pragun e derës së dhomës ditore me pagë të mëdha nga therja me thikë ku më pas është konstatuar edhe vdekja. Dëshmitare e rastit ka qenë bashkëshortja. Sipas saj, ajo me bashkëshortin kanë qenë duke ndenjur në dhomë ku më pas ka ardhur i biri i cili ka thyer derën kryesore të shtëpi. Pas kësaj ai ka hyrë në dhomë, e ka larguar atë, dhe ka filluar ta godasë babain e tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se i biri, 41 vjeçar pas kryerjes së veprës e ka lëshuar shtëpinë ku më vonë është paraqitur në qendrën urgjente për të kërkuar mjekim të dorës së djathtë. Ai mbrëmë është arrestuar, kurse siç qarkullojnë informacionet me shumë gjasë ka çrregullime psiqike.

Nga MPB njoftojnë se prokurori tashmë është i njoftuar me rastin kurse trupi gjendet në obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button