Evropa përgatitet për reformë të kodit Shengen

Komisioni Evropian deklaroi se po përgatitet një reformë e kodit Shengen. Qellimi i reformimit është shtimi i masave të sigurisë, pas sulmeve më të fundit terroriste dhe fluksit të emigrantëve në Evropë.

Komisioni Evropian deklaroi se Brukseli po përgatit një reformë të re të Kodit Shengen në përpjekje për tu përballur me rreziqet e momentit. Në fakt arsyet janë sigurta, fluksi i emigrantëve si dhe sulmet terroriste. Një nga objektivat e kësaj reforme është kohëzgjatja e masave më të ashpra të sigurisë ku vendet anëtare mund të vendosin rregulla të reja në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen, njofton Oranews.
Disa vende të Evropës veriore mes të cilave gjermania, franca dhe Austria kanë ndërmarrë këto dy vitet e fundit masa të reja kontrolli në kufij për shkak të rreziqeve që lidhen me krizën e emigracionit. Artikulli 29 i kodit Shengen parashikon se periudha e parë e kontrolleve të ashpra prej gjashtë muajsh mund të rinovohet vetëm tre herë.
Në nëntor të këtij viti më parë masat që hynë në fuqi për herë të parë në 2015-n, që kufizojnë lëvizjen e lirë do të skadojnë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh pak kohë më parë se ishte dakord me zgjatjen e mëtejshme të masave të kontrollit, duke iu refereuar jo vetëm krizës së emigrantëve por dhe sulmeve terroriste që goditën disa vende evropiane.
Ndërsa në një konferencë për shtyp komisioneri për emigracionin Dimitri Avramopoulos deklaroi se një zgjatje e mbajtjes në fuqi të ktyre masave nuk është e justifikuar ligjërisht por gjithsesi ka propozuar reformën e Shengen e propozuar nga dasa vemde të BE-së.
Aktualisht kodi parashikon kontrolle në kufijtë e brendshëm për një total prej 24 muajsh për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian. Por ky regjim kontrolli kërkon aprovimin e Brukselit. Teksti gjithashtu i lejon qeverisë rifutjen në fuqi të kontrolleve për shkak të një kërcënimi të rëndë për sigurinë publike apo të brendshme. Në këtë rast kontrollet vendosen në mënyrë të njëanshme për një kohë maksimale prej gjashtë muajsh. Objektivi kryesor i reformës në fjalë është stërzgjatja në kohë e kontrolleve por, Avramopoulos nuk dha detaje të tjera. Nëse nga njëra anë qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian synojnë të qetësojnë opinionin publik për sigurinë e kufijve në një kohë që kontrollet po skadojnë; Brukseli nga ana tjetër duhet të ruajë principin e lëvizjes së lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button