LSDM: Institucionet po hapen që t’ju shërbejnë qytetarëve

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) pas vendimit të Qeverisë për heqjen e pagesës për informata në disa institucione të Maqedonisë, nëpërmjet komunikatës së sotme vlerësoi se shumica parlamentare është duke i realizuar premtimet e dhëna duke i hapur institucionet që t’ju shërbejnë qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Në ministri të caktuara, për shembull në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, është sjellur “Ditë e hapur me qytetarët”, çdo të premte nga ora 9 deri në 13. Janë deklasifikuar informatat që ndërlidhen me udhëtimet, reprezentacionet dhe dhënies së ndihmës shtetërore për kompanitë e huaja, ndërsa me vendim të Qeverisë, janë të arritshme dhe pa pagesë informatat nga Regjistri qendror dhe nga Kadastra për gazetarët të cilët merren me gazetari hulumtuese”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje premtojnë se LSDM dhe shumica parlamnetare do të realizojë premtimet e dhëna, hapin institucionet “të cilat në vend që të punojnë në interes të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së siç bënin deri tani, sot punojnë në shërbim të qytetarëve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button