Aerodrom, me sulme verbale dhe fizike u soll referendumi për emigrantët (VIDEO)
Mbledhja e fundit e Këshillit Komunal të Aerodromit ku u miratua vendimi i referendumit për vendosje të emigrantëve ka rezultuar edhe me sulme verbale e fizike prej anëtarit të VMRO-DPMNE-së kundrejt anëtarit të LSDM-së, njofton Portalb.mk.
Derisa këshilltari i LSDM-së, Marko Danilloski ka folur, këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Shehtanski është përpjekur që ta sulmojë verbalisht dhe fizikisht të parin.
Gjatë tërë kësaj kohe kryetari i Këshillit as nuk e ka qortuar e as ndaluar këshilltarin e VMRO-DPMNE-së.
Irritimi te VMRO-DPMNE-ja është i madh, i pengon fakti se sollën Strategjinë për integrim të emigrantëve në periudhën vjetore 2008-2015.