Qeveria e Maqedonisë përgatitet për amnisti dhe përsëritje të proceseve gjyqësore

Këshilli për reforma në drejtësi në Ministrinë e Drejtësisë së shpejti do të propozojë iniciativa për të cilat është biseduar në mbledhjen e djeshme. Këtë e bëri të ditur profesori Borçe Davitkovski, anëtar i Këshillit, njofton Portalb.mk.

Ai njoftoi se për t’u bërë këto ndryshime është shqyrtuar mundësia e përpilimit të një propozim-ligji për heqje të lustrimit.

“Këto janë çështjet e para por që nuk e dimë nëse ky vendim do të shkonte në mënyrë retroaktive ngaqë ka edhe shumë aspekte për të cilat duhet të bisedohet. Kemi trajtuar edhe problemin e kushteve në burgje dhe mundësinë e amnistisë, që të shikohen të gjitha aspektet që ky problem të zgjidhet. Kemi biseduar edhe për mundësinë e përsëritjes së disa rasteve gjyqësore ngaqë dukshëm shihen se kanë pasur epilog politik, nën trysni politike. Se a do të shkojë ajo nëpërmjet ndryshimit të Kodit Penal apo ndonjë mënyre tjetër, për këtë nuk kemi vendosur ende. Me një gjykim fer dhe të drejtë një numër i konsiderueshëm i rasteve gjyqësore do të përfundonin ndryshe nga ajo që ka ndodhur”, ka thënë dje në “Top Tema”, profesori Davitkovski.

Ndërkohë që profesori Lubomir Fërçkovski për Portalb.mk sqaroi se ende nuk dihet se kur mund të pritet amnistia e të burgosurve sepse kjo varet nga Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë se në çfarë shpejtësie do t’i miratojnë ligjet e reja apo ndryshimet e ligjeve ekzistuese. Por, nuk përjashtoi mundësinë se me përsëritjen e rasteve gjyqësore mund të kemi burgim të personave që tashmë janë të lirë.

“Se kur mund të kemi amnisti varet nga Qeveria e Maqedonisë megjithatë ajo çfarë varet nga Këshilli është që të zhvilloj disa ide të cilat nisin me propozimin për ndryshim të ligjeve apo miratimin e ligjeve të reja. Ligji i parë ka të bëjë me mundësi për amnisti ose zvogëlim të një pjese të konsiderueshme të dënimit të të burgosurve për të cilën do të vendos qeveria dhe më pas të njëjtën ta propozojë në Kuvendin e Maqedonisë. E dyta ka të bëjë me korrigjimin e disa procedurave ku në mënyrë drastike janë shkelur procedurat juridike e cila ende nuk dihet se a do të jetë ligj i ri apo plotësim i ligjeve aktuale. Përsëritja e rastebe gjuqësore kryesish lidhen me procedura gjyqësore ku janë shkelur të drejtat e njeriut. Ligji i tretë ka të bëjë me shkatërrimin e lusracionit, sikur ligji të mos ketë ekzistuar asnjëherë, ku të burgosurit do të kenë të drejtë të dëmshpërblimit. Kurse sa i përket burgjeve ajo do të bëhet me projekt tjetër të Qeverisë. Me përsëritjen e rasteve gjyqësore nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe burgosje të reja”, tha Fërçkovski.

Përndryshe, “Këshilli për reforma në sektorin gjyqësor” është formuar nga Ministria e Drejtësisë, me vendim të ministrit, Bilen Saliji në të cilën janë të përfshirë, gjykatës, prokurorë, profesorë universitar, ekspertë të fushës juridike.

Anëtarë të këshillit janë Lubomir Fërçkovski, Mirjana Najçevska, Gordan Kallajxhiev, Borçe Davitkovski, Besa Arifi, Mersim Maksuti, Natasha Gaber Damjanovska, Faik Arsllani, Burim Sejdini, Shefajet Hajdari, Ilir Sulejmani, Margarita Caca Nikollovska, Mirjana Llazarova Trajkovska, Xhemail Saiti, Ixhet Memeti, Naser Ajdari dhe Uranija Pirovska.

LEXO: Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin

Mirëpo, ekspertët juridik për Portalb.mk vlerësuan se së pari herë duhet të reformohet Këshilli Gjyqësor i skandalozit Zoran Karaxhovsk, pastaj duhet të vazhdohet me shkarkimin e gjykatësve politik dhe të partizuar, gjë e cila do të mundësonte amnistinë e të burgosurve politik.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button