Kosovë, sot rikthehet seanca konstituive e Kuvendit

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar se sot në orën 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Ai ka thënë se vendimi për t’u mbajtur kjo seancë është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.

“Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në orën 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN”, tha Mikullovci.

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nëpërmjet një letre nga kryesuesi Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar për në orën 10:00 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button