Komisione Kuvendore, debat për ligjin e arsimit mjekësor dhe për përmbaruesit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje evropiane, për shëndetësi dhe Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive.

Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përmbarim, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë,  i parashtruar nga deputetët Nevenka Stamenkova, Ilija Dimovski, Dragan Danev.

Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën për propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për Shëndetësi propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për studime mjekësore dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional të mjekëve të mjekësisë, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive, megjithatë duhet ta shqyrtojë zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button