Kuvend, Komisioni për Çështje Evropiane e pranoi ligjin e gjuhëve

Me 9 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” ligji i gjuhëve kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane për të kaluar në lexim të mëtejmë, njofton Portalb.mk.

“Komisioni me 9 vota “pro” dhe me asnjë votë “kundër” dhe “të përmbajtur” e miratoi konkluzionin se ligji është i pranueshëm, edhe nga aspekti i harmonizimit të tij me legjislacionin e BE-së, dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.

Pas komisionit, ligji i gjuhëve kalon në seancë plenare për tu kthyer edhe një herë në komision.

Përndryshe, në pjesën e paradites të punës së Komisionit, deputeti Antonio Milloshoski në kërkesë procedurale para Komisionit për çështje evropiane ka shprehur pakënaqësi që, siç tha, “ky Komision po keqpërdoret për ligjin për përdorimin e gjuhëve” dhe kërkoi pushim prej një ore që të mundet Komisioni për sistem politik, si trup amë, propozimin ta vendosë në rend të ditës dhe ta pranojë.

“Ky komision nuk është trup amë. Propozim ligjin duhet ta shqyrtojë Komisioni me të cilin kryeson Aleksandar Kiracovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Ta dëgjojmë mendimin e tij dhe ta dëgjojmë mendimin e Komisionit që të mundet në mënyrë përmbajtësore të debatojmë për atë se çka Qeveria na imponon dhe dëshiron ta kalojë për tri ditë”, tha Milloshoski.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi  u përgjigj se veçmë janë prononcuar për atë kërkesë dhe kjo është e papranueshme. Përkujtoi se sipas nenit 60 nga Rregullorja për punë të Kuvendit, kryetari i Kuvendit përcakton se kush është trup amë.

Ai e refuzoi kërkesën e deputetit Milloshoski dhe dha pauzë.

Paraprakisht në Komisionin fjali mbajti edhe Fadil Zendeli nga BESA, i cili tha se ligji duhet të jetë gjithëpërfshirës, gjë që nuk e sheh në këtë propozim.

 

LEXO: Komisione Kuvendore, debat për ligjin e arsimit mjekësor dhe për përmbaruesit

Ndryshe, dy mbledhjet e kaluara të këtij debati kaluan me polemika të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës në Maqedoni të cilat kryesish u nxitën nga vënia e flamurit evropian nga Qeveria e Maqedonisë në këtë propozim-ligj. Vënia e flamurit evropian i ka penguar deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sepse ajo mundëson miratim të ligjit me procedurë të pëshpejtuar, pa debat të gjërë publik, gjë kjo sipas opozitës maqedonase bëhet për të fshehur antikushtetueshmërinë e ligjit të gjuhëve dhe për të avancuar gjuhën shqipe më shumë se sa gjuhët e etniteteve tjera në Maqedoni.

Dje deputetët e VMRO DPMNE-së thanë se ky propozim ligj avancon përdorimin e gjuhës shqipe, por diskriminon gjuhët e bashkësive tjera etnike dhe si i tillë do ta thellojë hendekun midis qytetarëve dhe do t’i ndajë ato.

Miratimi i këtij ligji, pa e konsultuar opinionin më të gjerë, pa mendim nga Taki Fiti dhe Akademia e Shkencës, pa mendim nga Fakulteti Filologjik, pa mendim nga Instituti për gjuhë maqedonase, pa dhjetë debate publike, pa shpjegim të këtij ligji në secilën komunë që do të bëhet dygjuhësore, përfshirë këtu edhe Prilepin, Pehçevën, Berovën dhe Kratovën nuk zvogëlohet hendeku, por rritet – tha Dimitar Stevananxhija, VMRO DPMNE.

Pretendimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së i hodhi poshtë deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov. Ai tha se ligji nuk pengon përdorimin e gjuhëve të bashkësive tjera etnike, e as nuk parashikon dënimin e fëmijëve maqedonas që nuk dinë shqip. Në këtë drejtim ai kërkoi nga deputetët e VMRO-së të mos shkaktojnë frikë tek qytetarët për interesa të imëta partiake, pasi të njëjtat do të lenin pasoja afatgjate. Ai tha se ky është ligji që siguron ekzistencën e Maqedonisë.

Nuk mund Republika e Maqedonisë të jetë shtet stabil nëse nuk kemi marrëdhënie serioze cilësore midis qytetarëve në shtetin tonë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare dhe nëse doni edhe atë politike. Këto janë marrëdhëniet nga të cilat varet e ardhmja, respektivisht ekzistenca e RM-së si subjekt juridik, si shtet. Kjo është esenca e secilës shoqëri multi-etnike. Nëse këtu qëndrojmë fort, nuk ekziston fuqi që mund ta prish shtetin tonë – theksoi Petre Shilegov, LSDM.

Përndryshe, polemika për të njëjtën problematikë pati edhe të martën ku opozita vlerësoi se ligji është antikushtetuesNë lidhje me këtë çështje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev vlerësoi se miratimi i ligjit të gjuhëve përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë. Ndërkohë që nga Sekretariati për Çështje Evropiane sqaruan se ky ligj mundëson zbatim të Marrëveshje së Ohrit, realizim që mundëson perspektivë të Maqedonisë në procesin euro-atlantik.

Ndryshe, pas debatit në Komisionin për Çështje Evropiane propozim-ligji i gjuhëve duhet të kalojë filtrin në seancë plenare për tu kthyer edhe një herë në komision. Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP