Gjykata: Hungaria dhe Sllovakia nuk mund të bllokojnë kuotat për pranimin e refugjatëve

Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë një përpjekje të Hungarisë dhe Sllovakisë për të bllokuar kuotat e detyrueshme të refugjatëve, që Bashkimi Evropian synon të zhvendosë nga Greqia dhe Italia për në vende të tjera të bllokut, njofoton Zëri i Amerikës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e përshëndetën vendimin dhe i kërkuan vendeve anëtare të shpejtojnë procesin e risistemimit, që konsiderohet si një pjesë kyçe e reagimit të bllokut ndaj krizës, të shkaktuar nga arritja e miliona azilkërkuesve në kontinent gjatë tre viteve të fundit.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan në vitin 2015 për të sisitemuar 160,000 refugjatë nga Italia dhe Greqia në vende të tjera të bllokut. Shumë shtete të Evropës Lindore e kundërshtuan vendimin e miratuar me shumicë votash.

Hungaria dhe Sllovakia ngritën një padi ligjore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke argumentuar se sistemi i kuotave nuk ishte reagimi i duhur ndaj krizës. Por Gjykata e hodhi poshtë përpjekjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button