Po afrohet stuhia intensive dielloro-gjeomagnetike

 Stuhia intensive dielloro-gjeomagnetike, e cila nga Dielli po afrohet drejt Tokës, sot dhe nesër mund të shkaktojë prishjen e rrjeteve elektrike dhe sistemeve shpërndarëse, lajmëroi “Blumberg”.

Re nga pjesëzat të elektrizuara, të shkaktuara nga shpërthimi diellor, pritet të arrijnë deri në Tokë të mërkurën dhe të enjten, në mënyrë potenciale duke shkaktuar stuhi gjeomagnetike që mund të shkaktojë probleme të sistemeve për navigacion satelitor. Nga stuhia, janë të mundshme prishje në punën e sistemeve satelitore dhe të komunikimit, teknologjisë GPS, sistemet e radarëve dhe sistemet e navigacionit.

“Jemi larg intensitetit i cili paraqet rrezik”, deklaroi një përfaqësues i Qendrës amerikane për parashikime kozmike-klimaterike, duke plotësuar se nuk pritet të shkaktohet dëm më i konsiderueshëm material.

Gjeoaktiviteti i stuhive diellore dhe gjeomagnetike mund të ketë ndikim në ndryshimin e parametrave meteorolgjik dhe formimin e kushteve kohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button