Kuvendi e përfundoi debatin për shpalljen e prokurorit publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e përfundoi debatin për pikën për publikimin e shpalljes për emërimin prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, pasi kaloi lista e atyre që ishin paraqitur për të diskutuar. Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët në mënyrë plotësuese do të njoftohen për atë se kur do të caktohet vazhdimi i saj, transmeton MIA.

Deputetët e opozitës në pjesën e pasdites të debatit për shpalljen e emërimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, kërkuan që të anulohet kjo pikë pas zgjedhjeve lokale dhe të respektohet mendimi i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit sipas së cilit të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e bartësve të funksioneve publike pezullohen deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Sipas tyre, e gjithë procedura është joligjore, pasi që siç thanë, në pajtim me Kodin zgjedhor, deri në përfundimin e zgjedhjeve nuk guxohet të bëhen shkarkime dhe punësime.

Kërsto Mukovski i VMRO-DPMNE-së, kërkoi përgjigje se pse, siç tha, me sforcim kaq të madh po vazhdon puna me publikimin e kësaj shpallje, kur dihet se prokurori i ri do të zgjidhet pas zgjedhjeve, si edhe se prokurori publik Marko Zvërlevski do të shkarkohet.

Dha vërejtje edhe për atë se për momentin derisa po mbahet kjo seancë kuvendore, janë duke u mbajtur komisione të tre komisioneve kuvendore me vendime ligjore shumë të rëndësishme.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke iu përgjigjur, theksoi se caktimi i seancave të komisioneve nuk është nën kompetencat e tij.

“Kompetenca për konvokimin e seancave të komisioneve është e kryetarëve të komisioneve. Thirrja ime ishte që kryetarët e komisioneve t’i konvokojnë seancat dhe nga e hëna kishin mundësi t’i konvokojnë seancat për procedurat startuese, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme në të cilën nuk pati seancë të Kuvendit. Kjo tani është punë për të cilën me siguri prej kolegëve deputetë dhe kryetarët e komisioneve do të duhet të kërkohet sqarim”, tha Xhaferi.

Shtoi se edhe kërkesa e tij që përfaqësuesi i kuvendit të kërkojë që të ndërpritet ky diskutim nuk është i mundshëm, pasi që, siç tha, një përfaqësues i Qeverisë as nuk guxon e as nuk do të mund të guxojë t’i drejtohet Kuvendit dhe t’i thotë se si duhet të punojë.

Qëndrimi i shumicës qeveritare të kryesuar nga LSDM-ja, është se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski. I përkujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur u shpallën zgjedhjet më 11 janar, veçmë më 21 janar përkatësisht për dhjetë ditë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e emëroi Zvërlevskin për prokuror publik dhe pyetën pse atëherë nuk u reagua për këtë.

Marko Zvërlevski u shkarkua nga funksioni më 17 gusht me propozimin e Qeverisë pasi që, siç sqaruan, ai nuk e ka përfunduar punën e tij në kohë dhe ka punuar në mënyrë joligjore dhe joprofesionale. Si u.d. prokurore publike u zgjodh Liljana Spasovska.

Në seancën e 12 janë vënë edhe disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Shumica parlamentare e mbështeti propozimin e opozitës në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vihen tri ligje të tyre.

Me procedurë të shkurtuar do të sillet pakoja e ligjeve e propozuar nga shumica qeveritare. Këto tri ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000 denarë, kompensimi për një grup të caktuar të personave të falimentuar dhe heqja e taksës radiodifuzive, të propozuar nga shumica qeveritare.

Qeveria propozoi me procedurë të shkurtuar të sillen edhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe avancimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve me të cilin, siç tha mes të tjerash ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon që spitalet të vendosin cili mjek do të shkojë për t’u avancuar jashtë vendit e jo siç ka qenë praktikë deri më tani, të vendosë ministri i Shëndetësisë.

Kuvendi për nesër e caktoi vazhdimin e seancës së pestë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button