Hyka me fanelën e Maqedonisë, Bardhi me të Shqipërisë (Foto)

Në përfundim të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri, të përfunduar me rezultatin 1-1, Jahmir Hyka shkëmbeu fanelën me Enis Bardhin, lojtarin me origjinë shqiptare që luan për Maqedoninë, transmeton Top Channel.

Dy nga lojtarët më të talentuar në fushën e lojës dhanë kështu edhe mesazhin që futbolli ndihmon për të bashkuar dhe jo për të ndarë.

Një barazim të vyer ka mundur të rrëmbejë Shqipëria në fushën e vështirë të Strumicës ndaj maqedonasve, pavarësisht se ishin kuqezinjtë tanë që kaluan të parët në avantazh.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Maqedonia, por që u mbyll me rrjeta të paprekura, u dëshën vetëm 8 minuta nga pjesa e dytë, që ata pak tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “Mladost” të kalonin në delirë, pas golit të Odise Roshit me kokë nga e djathta, i asistuar nga një kros perfekt i Sadikut nga e majta.

Edhe pse ishin maqedonasit ata që e kërkuan më shumë golin, pas avantazhit që do t’i mbyllte përfundimisht diskutimet për vendin e tretë në grup, pas Spanjës e Italisë, kombëtarja kuqezi u duk se u tërhoq në mbrojtje të rezultatit.

Futbollistët e Maqedonisë, që nuk kishin më se çfarë të humbisnin, u hodhën në sulm duke rrezikuar disa herë portën kuqezi, por Berisha mbeti i pathyeshëm, deri në minutën e 77, kur një krosim nga e majta e maqedonasve përfundoi në dorën e Odise Roshit, edhe pse në mënyrë të pavullnetshme, por arbitri suedez Ericsson akordoi 11-metërsh për vendasit.

Nga penalltia, Trajkovski nuk gaboi, duke e hedhur në krah të kundërt portierin Berisha dhe duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat me të cilin mbyllet krejt takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP