ShGM mirëpret vendimin e Qeverisë për hapje të informatave

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e përkrah vendimin e Qeverisë për të siguruar qasje të lirë për gazetarët deri te dokumentet e Regjistrit Qendror dhe Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Besojmë se qasja pa pagesë e gazetarëve deri te dokumentet e rëndësishme në shtetin tonë do ta lehtësojë qasjen e gazetarëve hulumtues deri në informata që janë në interes të publikut, ndërsa me atë do të përmirësohet edhe informimi i qytetarëve.

Mendojmë se ky vendim do ta zmadhojë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë e bartësve të funksioneve publike, gjithashtu do të ndikojë edhe për zvogëlimin e korrupsionit dhe formave të ndryshme të keqpërdorimit të pushtetit.

“Ne gjithmonë kemi insistuar që gazetarëve t’iu mundësohet qasje të lirë deri në informatat me karakter publik me qëllim që të nxitet zhvillimi i gazetarisë hulumtuese e cila gjendet në margjinë të hapësirës mediatike”, theksoi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

ShGM edhe në të ardhmen do ta mbështet secilën masë të Qeverisë që do të shkojë në favor të sigurimit të ambientit të mirë të punës për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button