Klubet franceze shpenzuan katërfish më shumë në transferime

Klubet e Ligës së parë dhe të dytë të Francës, arritën rekord në periudhën verore të transferimeve duke shpenzuar katërfish më shumë se vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubet franceze vitin e kaluar kishin ndarë një buxhet prej 160 milionë euro, ndërsa këtë vit arritën të jenë mes klubeve më të shpejtë të tregut të transferimeve ndërkombëtare. Në periudhën e transferimeve e cila përfundoi më 31 gusht klubet harxhuan 697 milionë euro. Klubet franceze për transferimet në vitin 2013 kishin harxhuar 340 milionë, në vitin 2014, 189 milionë dhe në vitin 2015, 280 milionë euro.

Mes klubeve që më shumë ka harxhuar këtë vit e para radhitet Paris Saint Germain me 235 milionë euro. Pas klubit të kryeqytetit u renditën, Monaco me 98.3 milionë euro, Lille me 70.4 milionë euro, Olympique Marseille me 58.4 milionë euro dhe Olympique Lyon me 50.5 milionë euro.

Ndërsa të ardhurat e klubeve franceze nga futbollistët e transferuar në vend dhe jashtë vendit u realizuan dyfish më shumë dhe arritën 619 milionë euro. Ndërsa me shitjen e futbollistëve jashtë vendit me 456 milionë euro u arrit një rekord i ri. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 288 milionë euro.

Nga ana tjetër Monaco (176.9 milionë euro), Olympique Lyon (119.1), PSG (66.2), Nice (23.5) dhe Bordeaux (23.1) u bënë klubet që realizuan transferimet më të shtrenjtë jashtë vendit.

Llogaritë e PSG nën hetim

Paris Saint Germain, duke e transferuar yllin brazilian të Barcelonës, Neymar për 222 milionë euro theu rekordin botëror.

Klubi i Paris-it me transferimin e Neymar-it tërhoqi vëmendjen, ndërsa pas huazimit të Kylian Mbappe nga Monaco me opsion të blerjes prej 180 milionë euro, shkaktoi që UEFA të nis hetim në kuadër të Fair Play Financiar.

PSG këtë e konsideroi si “surprizë”, ndërsa pohoi se kjo është bërë si rezultat i lobimit të klubeve kryesore evropiane kundrejt PSG-së e cila dëshiron të jetë e suksesshme në UEFA Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP