Shpërthim para stadiumit në Idlib të Sirisë, 6 të vdekur

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa një është plagosur gjatë një shpërthimi të fuqishëm i cili sot ndodhi në afërsi të një stadium në qendër të qytetit sirian Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i mbrojtjes civile në Idlib (Helmetat e Bardha), Muhammed Haj Yusuf, për AA tha se në qendër të Idlibit sot shpërthyen bomba dhe se sipas informacioneve të para, kanë humbur jetën së paku gjashtë persona, ndërsa një i plagosur është në rrezik jete.

“Pas shpërthimit ka rënë zjarr të cilin e fikën ekipe të mbrojtjes civile dhe banorët”, tha Yusuf.

Duke theksuar se ende nuk dihet se për çfarë lloji të shpërthimit bëhet fjalë, Yusuf tha se hetimet janë në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button