Angjushev: Kemi problem me zhvillimin rajonal dhe kjo duhet të zgjidhet

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev sot në konferencën për shtyp për zhvillim të balancuar rajonal në Shkup theksoi se në 30 deri 40 vitet e fundit një e treta e popullatës së tërë shtetit jetojnë në Shkup që tregon se kemi problem me zhvillimin rajonal i cili duhet të zgjidhet.
Angjushev theksoi se fshatrat dhe vendet e vogla të banuara janë gjithnjë e më të zbrazëta, ndërsa qytetet më të mbushura dhe se vetëm për 18 për qind e popullatës në shtet janë sisteme të kanalizimit.
“Këto janë të dhëna të këqija fascinuese, por ato janë të tilla dhe duhet t’i themi numrat ashtu siç janë dhe të jemi të vetëdijshëm për të njëjtat. Një situatë e tillë duhet të tejkalohet”, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.
Iu bëri thirrje qendrave për zhvillim rajonal të përpunojnë projekte cilësore dhe paralajmëroi se si Qeveri do të përkushtohen në mbështetje dhe realizim të këtyre projekteve.
“Ne jemi para një sfide për të bërë projekte të mira dhe të jemi të sigurt se paratë do të përfundojnë në vendin e duhur dhe me këtë rast të tentojmë ta shuajmë korrupsionin gjatë shfrytëzimit të atyre projekteve. Unë do të përkushtohem në këtë proces”, theksoi Angushev.
Në kuadër të Kabinetit të tij, siç kumto, realizohet projekt në pajtim me të cilin duhet të përpunohet zgjidhje softuesike me të cilën saktë do të detektohet sa mjete nga Buxheti janë shpenzuar dhe në cilat rajone. “Dëshirojmë në fund të vitit të kemi një pasqyrë të qartë se sa mjete nga Buxheti janë shpenzuar dhe në cilin rajon, të shohim nëse këto shpenzime janë të balancuara dhe nëse shpenzimi është një për qind nga BPV”, potencoi Angjushev.
Për zhvillimin e balancuar rajonal të Buxhetit duhet të ndahen një për qind e BPV-së.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë sistemime efikase një një për qind të BPV-së për projekte reale të cilat do të jenë në rëndësi kyçe për rajonet planore. Të gjitha të dhënat tregojnë se mënyra e tanishme e politikave zhvillimore në shtet dhe tejkalimi i dallimeve në cilësinë e jetës nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.
Nga viti 2009 deri në vitin 2017 në vend të një për qind të BPV-së janë sistemuar vetëm 0,04 për qind, gjegjësisht janë shpenzuar vetëm 1 miliardë denarë për 560 projekte të cilat nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura.
Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale veç më kanë filluar përgatitjet për Strategjinë për zhvillim të balancuar rajonal për periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button