Gratë në komunën e Shuto Orizarit më në fund po bëhen me gjinekolog

Ministria e Shëndetësisë njofton që nga sot, më 6 shtator 2017, gjinekologu fillon të punojë në ordinancën në komunën e Shuto Orizarit. Në këtë ordinancë do të punojë Dr. Vjollca Mbiara, gjinekologe specialiste me shumë vite përvojë pune, ndër të tjera, në Spitalin Amerikan në Shqipëri.

“Më në fund, gjinekologia do të punojë në ordinancën në Shuto Orizare, duke zgjidhur kështu një problem shumëvjeçar dhe duke ofruar kujdes të vazhdueshëm shëndetësor gjinekologjik për gratë nga kjo komunë.” tha ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button