Mavraj: Penalltia nuk ishte, duhej të fitonim

Mërgim Mavraj është një nga futbollistët më të preferuar të panelit mediatik, për shkak të artikulimit të tij mjaft të mirë dhe të qartë.

Edhë këtë herë mbrojtësi i kuqezinjve, i cili e mbylli ndeshjen si kapiten, bëri një analizë të paraqitjes së kombëtares në Strumicë, njofton TCH.

“Në pjesën e parë nuk ishim fare në fushën e lojës dhe vuajtëm shumë Maqedoninë, por minimalisht arritëm të mos i japim shumë mundësi kundërshtarit që të na ndëshkojë. Në pjesën e dytë, me ndryshimet e bëra, morëm lojën nën kontroll dhe mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Gjithashtu, mendoj se penalltia nuk ishte aspak dhe arbitri nuk duhet ta kishte dhënë, por në futboll ndodh gjithçka”, tha Mavraj.

I pyetur në lidhje me ndrydhjen në fushë të ekipit dhe vështirësitë në organizim Mavraj tha: “Ne jemi Shqipëria dhe arma jonë më e fortë është mbrojtja dhe organizimi në prapavijë. Ne nuk mund të luajmë me shumë pasime, ashtu si Spanja, ndaj është mirë që të matim mirë forcat tona dhe të bëjmë interpretimin e duhur të ndeshjeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button