Njëherë në javë do të aktualizohet nga një rast shqetësues i fëmijës nga prindërit e shkurorëzuar

“Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit” dhe “Iniciativa 5 më 12” me mbështetje të Ambasadës së parë për fëmijë “Megjashi” sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Kërkesa e përbashkët e këtyre dy iniciativave është shteti, çdoherë kur mundet, t’i mbajë të drejtat e barabarta të prindërve pas shkurorëzimit, ndërsa kur njëri prind nuk dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën për të qenë me fëmijët, të mos ketë mundësi t’i shmangë obligimet.

Dy iniciativat kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe më shpesh t’i aktualizojnë problemet e tyre pasi iu tha se vendime mund të presin deri në vitin 2019.

“Për herë të parë një parti politike, prindërimin e përbashkët e vendosi në programin e vet. Për herë të parë kemi ministër i cili dëshiron ta zgjidhë këtë problem. Kemi konsideruar se vendimi do të vijë shpejt. Megjithatë, në fund të muajit korrik, kur patëm takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, u njoftuam se, edhe pse Ministria dëshiron shpejt të gjejë zgjidhje, në të mund të shpresojmë në vitin 2019 sepse ka reforma të tjera të cilat duhet të bëhen”, deklaroi Naum Ribarski nga Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit”.

Ai informoi se çdo javë do të prezantohet nga një rast shqetësues, për të treguar se kompetentët veprojnë kundrejt intersave të fëmijëve nga prindër të ndryshëm, të cilët tani janë persona të rritur, të cilët do të dëshmojnë si ndikon negativisht ky sistem ndaj zhvillimit të tyre.

“Ministrja ka praktikë të përkryer çdo të premte të ketë takime me qytetarët. Ne planifikojmë njëherë në muaj disa raste t’i ekspozojmë para ministres dhe para shërbimeve kompetente. Me shpresë se, në vend të marrim përgjigje se qendrat për punë sociale kanë vepruar në mënyrë të duhur se e kanë ndjekur procedurën, ato raste me të vërtetë të mos hapen”, theksoi Ribarski.

Suzana Stojanovska nga “Iniciativa 5 deri 12” foli për vështirësitë me të cilat përballen prindërit, se cili prej tyre pas shkurorëzimit duhet të kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuara.

Dragi Zmijanac nga “Megjashi” tha se Ambasada e fëmijëve i mbështet dy iniciativat jo për shkak të baballarëve dhe nënave, por për shkak të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button