Arrestohet në Itali, shqiptari i kërkuar në të gjithë Europën

I ri në moshë, por ja kishte dalë që ti viheshin në shpinë të gjithë policët e Europës.

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

I riu i kapur në Savona, Itali, mësohet se kërkohej nga policia e Belgjikës për disa akuza, mes tyre edhe krime kundër pronës, njofton Syri.net.

Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur nga policia italiane, e cila mësohet se ka njoftuar kolegët belgë për arrestimin e shumë të kërkuarit.

Pas arrestimit, shqiptari mësohet se është transferuar dhe ndodhet në burgun e Gjenovës në dispozicion të drejtësisë dhe në pritje të ekstradimit për në Belgjikë.

Gjithashtu do të verifikohet nëse shqiptari i arrestuar ka kryer ndonjë krim në Itali, apo vetëm po fshihej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button