Juventus, 80 milionë euro në stol për ‘fajin’ e Cuadrados

Tri ndeshje, të gjitha si titullar. Falë paraqitjeve të tij Juan Cuadrado ka lënë në stol 80 milionë euro të shpenzuara nga Juventus në merkaton e verës dhe ka bërë të tijin krahun e djathtë të sulmit.

Beppe Marotta dhe Fabio Paratici kanë përforcuar krahët, duke marrë Douglas Costa (6 milionë euro për huazimin plus 40 për blerjen në fund të sezonit) dhe Bernardeschi-n (40 milionë plus 5 si bonus).

Duke parë se Mario Manduzkic konsiderohet i paprekshëm nga Massimiliano Allegri, kolumbiani ishte bërë kandidati kryesor për t’i lënë vendin njërit prej dy të rinjve. Por nuk ka ndodhur kështu, me Allegri-n që e ka konfirmuar Cuadrado-n edhe pas paraqitjes së keqe në Superkupën e Italisë të humbur kundër Lazio-s. Lojtari ka rilindur në ndeshjen e tretë, duke realizuar edhe një gol vendimtar.

Kundër Genoa-s ka qenë ai që ka ndryshuar historinë e ndeshjes. Në fillim ka dhënë krosin për Manduzkic, nga i cili ka ardhur penalltia e shkaktuar nga Lazovic, më pas ka ardhur goditja me të majtën për avantazhin 3-2. Kolumbiani ka qenë vendimtar në Xhenoa edhe vitin e kaluar, por kundër Sampdoria-s, duke realizuar golin e fitores me një goditje me kokë.

Pak gola, por të gjithë të rëndësishëm. Cuardado nuk shënon shumë, por kur e bën vendos ndeshjen. Pesë realizime në vitin e parë, tre në të dytin, një në të tretin, por kundër disa ekipeve me peshë: Torino, Fiorentina dhe Inter në Itali, Bayern dhe Lyone në Champions League. Kur Cuadrado shënon, Juventus e di mirë se si do të përfundojë ndeshja: tetë fitore nga nëntë.

I vetmi rast që gjërat kanë shkuar ndryshe ka qenë në Champions League në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve kundër Bayern Munich: Massimiliano Allegri e ka zëvendësuar kur Juventus ishte akoma e kualifikuar, por gjermanët fituar 4-2 në kohën shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button