Evakuimi më i madh në historinë e Ishujve Bahamas për shkak të uraganit Irma

Autoritetet e Ishujve Bahamas e filluan evakuimin më të madh në historinë e vendit për shkak të uraganit “Irma”.

Evakuohet popullata nga ishujt në pjesën jugore të arkipelagut, prej ku pritet goditja e stihisë. Njerëzit do të transferohen në qytetin Nasau në ishullin Nju Providens.

Në ishujt e parë, të cilët do të goditen nga uragani – Antigva dhe Barbuda, autoritetet iu bëjnë thirrje njerëzve të mos dalin dhe ishte ndërprerë edhe energjia elektrike. Thirrja përfundoi me fjalët “Zoti na ndihmoftë!”.

Autoritetet e ishullit francezo-holandez Sent Martin dhe të ishullit francez Sent Bartelemi, të cilët janë pjesë e Arkipelagut anglez paralajmërojnë për valë me lartësi prej 12 metrave dhe për rrezik nga vërshime të mëdha në rajonet bregdetare.

Pritet “Irma” të kalojë përmes Ishujve Virgjine amerikane dhe britanike, Portoriko, Republika Dominikane, Haiti dhe Kubë, para se të arrijë deri në Florida gjatë fundjavës. Presidenti amerikan Donald Tramp veçmë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Floridë, Portoriko dhe Ishujt Virgjine.

Stihia po afrohet me shpejtësi prej 24 kilometra në orë dhe erë me shpejtësi prej 297 kilometra në orë.

Mbi 7.000 anëtarë të Gardës kombëtare janë mobilizuar për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit, nëse është e nevojshme.

Qendra kombëtare amerikane për uraganë e shpalli “Irma”-n më të fuqishmin nga të gjithë uraganët të cilët deri më tani janë vërejtur në Oqeanin Atlantik. Sipas parashikimeve të qendrës, uragani “Irma” i cili është rritur në kategorinë e pestë, pritet sonte të arrijë deri në Portoriko, ndërsa deri në pjesët jugore të Floridas të dielën në mëngjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button