Qeveria e miratoi Deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 26-të e miratoi Deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte, si vlerë themelore e cila del prej nenit 22 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sipas së cilës, çdo qytetar i moshës madhore ka të drejtë për të votuar e drejtë e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt, e cila realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në pajtim me këtë Deklaratë, Qeveria i porosit të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe shtetërore, si dhe të punësuarit në organet e administratës shtetërore t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore, si dhe hapat politik dhe institucional, që ta garantojnë të drejtën votuese të çdo qytetari dhe të sigurojnë respektimin e parimit të votimit të fshehtë që të munden votuesit të votojnë lirshëm, pa druajtje apo frikë.

Qeveria, siç thuhet në kumtesë, i porosit të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore, si dhe të punësuarit në organet e administratës shtetërore të sigurojnë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa që të shmanget mashtrimi apo ndonjë parregullsi tjetër, dhe ta ruajnë sigurinë dhe integritetin e tij.

Në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë shprehu angazhimin e fuqishëm për respektimin e të drejtë votuese të pamohueshme dhe zbatimin e papengueshëm të procesit zgjedhor e miratoi edhe deklaratën për shprehjen e vullnetit të fuqishëm politik dhe mbështetjen e Qeverisë dhe të institucioneve të saj për zbatimin e vazhdueshëm të kodit etik për raportim medial, si dhe për inkurajimin e fuqishëm të zbatimit dhe respektimit të sistemit për vetërregullim medial.

Прва седница Влада

“Të drejtën e mediave dhe gazetarëve që në mënyrë të lirë dhe të papengueshme të raportojnë dhe të hulumtojnë, Qeveria sot e mbështeti me edhe një masë me të cilën punonjësve medial u mundësohet e drejta e shfrytëzimit falas të shërbimeve të Regjistrit qendror dhe të Agjencisë për kadastrën e patundshmërive”, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Me këtë masë, siç është theksuar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë iu përgjigj kërkesave të gazetarëve dhe të shoqatave të gazetarëve dhe siguroi qasje të lirë deri tek burimet e informacioneve me rëndësi të veçantë për gazetarinë hulumtuese.

Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me propozim-masa për avancimin e gjendjes së gjuhës maqedonase. Propozim masat përfshijnë 11 pika me rëndësi të veçantë për avancimin e gjendjen e gjuhës maqedonase, që kanë të bëjnë me themelimin e një Fondi për mbështetje të afirmimit të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja për hapje dhe mbajtje të lektorëve të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja në BE. Ky fond parashikon që lektoratet të bëhen pjesë e Qendrës maqedonase në Universitetin “Shën Cirili e Metodi”, si dhe themelim i edhe një fondi  tjetër për mbështetje të përpunimit të veprave shkencore kushtuar gjuhës maqedonase nga të gjitha fushat.

Për këto dhe masat tjera për avancimin e gjendjes së gjuhës maqedonase, qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Kulturës që t’i zbatojë të gjitha aktivitetet të parashikuara me këtë nismë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e pranoi propozimin e Sekretariatit të përgjithshëm, që të gjitha marrëveshjet e ardhshme menaxheriaле që kanë të bëjnë me avancimin e raporteve dhe detyrimeve të drejtorëve të institucioneve publike dhe shtetërore, paraprakisht të dorëzohen në Qeverinë e RM-së në njohje, respektivisht në aprovim,  para nënshkrimit të tij.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot i miratoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me plotësim që përcakton se shfrytëzues të kësaj mase mund të jenë ata persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk kanë shfrytëzuar masa tjera qeveritare për punësim. Ky Plan operativ për masa aktive për punësim parashikon numër të madh të volitshmërive për punësime të target grupeve të ndryshme nga të papunësuarit, si dhe programe për vetëpunësim, programe për start-ap biznese për të rinj dhe program për vetëpunësim të personave me invaliditet.

Me nismë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot e miratoi masën për strehim të përkohshëm të 33 familjeve të kombësisë rome dhe e ka detyruar Ministrinë të kërkojë mundësи për strehim të përhershëm të këtyre personave.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për kontrollin e zbatuar të ligj të ligjshmërisë të procesit të punësimit nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në ditën e zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në seancë është marrë vendim që të obligohen të gjitha ministritë më së voni në afat prej 15 ditëve të kryejnë verifikim të të dhënave dhe të hartojnë evidencë integrale të të dhënave që kanë të bëjnë me punësimin në këtë periudhë në ministritë, si dhe në organet në përbërje të ministrive, ndërsa Inspektorati administrativ shtetëror dhe Inspektorati i punës menjëherë të udhëheqin procedura për kryerjen e mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për zbatimin e Ligjit për nëpunës shtetëror dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik në lidhje me procedurat për punësim të zbatuara në periudhën nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme deri në ditën e zgjedhjes e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në të gjitha institucionet dhe organet që i zbatojnë Ligjin për nëpunës shtetëror dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik në procedurat për punësim të nëpunësve publik.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, ministrat në Qeveri sot e shqyrtuan dhe e miratuan Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për transplaнtim në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017, si dhe shumë kërkesa për kultivimin e Cannabis-it për qëllime mjekësore.

Qeveria sot e shqyrtoi edhe informatën për vendosjen e qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV në Republikën e Maqedonisë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, si obligim i ndërmarrë në kuadër të rekomandimeve të Fondit global për luftë kundër HIV-SIDA-s.

Në seancën e sotme është miratuar edhe Informata për përgatitjen e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotrope të Ministrisë së Shëndetësisë, me sugjerim në përgatitjen e këtij ligji të merret parasysh mundësia që kompanitë nga kjo veprimtari të mos e shesin lëndën e parë të kanabisit, por nga vaji të bëhen prodhime farmaceutike, si dhe të verifikohen mundësitë për kontribut fiskal shtesë për këtë veprimtari.

Qeveria sot si pozitive e vlerësoi nismën e grupit të deputetëve në Kuvendin e RM-së për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me parave në dorë.

Me Propozim vendimin e ri, kërkohet që të mundësohet që tatimpaguеsit, tek të cili është konstatuar jolegjitimitet,të mos ketë ndalesë për kryerjen  e veprimtarisë në hapësirën afariste në kohëzgjatje  prej 15 ditëve, pir të mundësohet punë e papenguara menjëherë pas pagesës së dënimit për kundërvajtje. Qeveria konkludoi se kjo masë është në pajtim me përcaktimet e qeverisë, politika ndëshkuese të jetë parandaluese, e jo represive dhe rekomandoi avancim të mëtutjeshëm të këtyre masave.

Në seancën e sotme të Qeverisë është shqyrtuar edhe Informacioni për realizimin e manifestimit “Valë e re kulturore”, si dhe informacioni i Këshillit organizativ për programi për kremtimin e festës shtetërore 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button