ELEM: Menaxhmenti nuk mendon për shitjen e kompanisë

Menaxhmenti i SHA “ELEM” pasdite përmes kumtesës i përgënjeshtroi informacionet për shitjen e kompanisë.

Në kumtesë theksohet se menaxhmenti i kompanisë në asnjë moment nuk mendon për shitje.

“Udhëheqësia e re punon vetëm në drejtim që ELEMI sërish të jetë shtyllë e stabilitetit energjetik dhe ekonomik dhe pavarësisë në Maqedoni. Shqyrtimi i deritanishëm i cili është bërë tregon se 11 vitet e kaluara në kompani është punuar në drejtim të kundërt, gjegjësisht në dobësimin e ELEM-it dhe tërë sektorit energjetik”, theksohet në kumtesë.

Lidhur me këshilltarin e veçantë për ekonomi dhe kontakte me vendet e rajonit, Aleksandar Obradoviq, nga SH ELEM thonë se Obradoviq është i obliguar t’i japë shërbimet e veta të gjitha subjekteve shtetërore të cilët kanë nevojë për ekspertizë të caktuar. “SHA ELEM është drejtuar deri te këshilltari Obradoviq për mendim për projekte të ardhshme zhvillimore të kompanisë, veçanërisht në pjesën e strategjive për burime ripërtëritëse të energjisë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button