Aksioni i ndarjes së mishit të Kurbanit

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, njofton opinionin publik dhe të gjithë besimtarët që kurbanin e tyre e kanë dhuruar për nxënësit e Medresesë Isa Beu dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, se më sukses është shpërnda mishi i kurbanit në tërë territorin e Maqedonisë. Mishi i cili i tejkalon nevojat e konviktit të Medresesë Isa Beu, tradicionalisht ndahet tek skamnorët, jetimit, invalidët e luftës dhe njerëzit në nevojë. Këtë vit është shpërnda mbi 80 tonelata mish, sasi rekorde kjo e mishit në krahasime vitet e tjera.

Aksioni i shpërndarjes filloi në ditën e tretë të festës së Kurban Bajramit ku në Selinë e BFI-së, në emër të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Dekani i FSHI Doc. Dr. Fahrudin Ebibi, në prezencë të Kryetarit të Komisionit Qendror të Kurbanave, Rexhep. Ef. Ziberit dhe Kryetarit të Organizatës Humanitare Hilal Mustafa ef. Dauti, bëri shpërndarjen e mbi 3000 pakove për skamnorët. Po atë ditë, në orët e pasdites, në formë të organizuar u bë shpërndarja edhe e 1500 pakove të tjera, ndërsa sasia e mishit të shpërndarë ishte rreth 30 tonelata. Përfitues të këtij mishi ishin familjet e skamnorëve, jetimëve, shoqatave të invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

Ai premtoi se aksioni do të vazhdojë derisa të kryhet amaneti i besimtarëve tanë. “Procesi i ndarjes së mishit të kurbanit do të vazhdoj deri sa nuk shpërndahet edhe pakoja e fundit në tërë territorin e vendit, ashtu që bashkërisht e lusim Allahun Fuqiplotë që këta njerëz që janë duke pritur për të marr një pako me mish, vitin e ardhshëm Zoti tua mundësoj atyre që personalisht të therin dhe të dhurojnë kurbane për këtë festë”, tha Doc. Dr. Fahredin Ebibi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.

Ashtu si çdo vit, BFI ndihmon edhe shoqatat dhe organizata të cilat në formë të organizuar bëjnë shpërndarjen e mishit për anëtarësinë e tyre.

“Prej vitit 2007 e këndej i kemi organizuar këto aktivitete bashkërisht me BFI dhe sot shpërndajmë mishin e kurbanit për rreth 270 familje”, tha Blerim Rexhepi, nga shoqata e invalidëve “Shpresa”. Ai falënderoi BFI, Reisul Ulemanë dhe të gjithë besimtarët të cilët kurbanin e tyre ua dedikojnë institucioneve edukativo arsimore të BFI-së.

“Jemi kënaqur nga bashkëpunimi me BFI-në, i cili po vazhdon disa vite me radhë. Asnjëherë nuk na kanë lënë anash, por gjithmonë i kanë hapur dyert dhe zemrat për të na ndihmuar”, tha Xhevat Palloshi, nga Shoqata e invalidëve të punës.

“Kemi mbi 130 familje që i mbikëqyrim, mirëpo me ndihmat e vazhdueshme të organizatës humanitare “Hilal” dhe me mishin e Kurbanit që na ndahet çdo vit, kemi ndihmuar shumë familje dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thanë nga OJQ Ekologjike “Burimi”.

“I jemi falënderues BFI-së, Rijasetit të saj, Medresesë dhe të gjithë stafit punonjës në këtë shtëpi duke përfshi edhe shoqatën humanitare “Hilal” të cilat për asnjë vit dhe për asnjë moment nuk kanë harruar të nderojnë familjet e dëshmorëve”, tha Daim Hiseni, Kryetar i Shoqatës së Kulturës së Shqiptarëve.

Ky aksion vazhdoi me shpërndarjen tradicionale të mishit për skamnorët e më pas, në formë të organizuar vazhdoi shpërndarja deri në orët e vona të pasdites.

Ditën e dytë të aksionit shpërndarja u bë nga Medreseja Isa Beu, ku në formë të organizuar u nda mishi për këshillat e xhamive të fshatrave të Shkupit, të cilët paraprakisht bëjnë listat nëpër vendbanimet e tyre të familjeve të skamnorëve, jetimëve, rastet sociale që janë në gjendje të vështirë ekonomike, etj.

“Si çdo vit, ashtu edhe këtë vit Medreseja Isa Beu bëri ndarje të mishit të kurbanit për të gjithë ato familje që janë në gjendje të vështirë ekonomike, jetimëve, personave me nevoja të posaçme – hendikepuar etj.” Tha Drejtori I Medresesë Isa Beu, Ibrahim ef. Idrizi, I cili më tej shtoi se: “Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit u nda shumë e më shumë mish kurbani për arsye se këtë vit kishim edhe një numër shumë të madh të atyre që kurbanin ia dhuruan nxënëseve të Medresesë Isa Beu , respektivisht për mirëmbajtjen dhe avancimin e këtij institucioni të vetëm edukativ arsimor të BFI – së, që merret me ndërtimin e vlerave edukativo arsimore tek bijtë dhe bijat e popullit musliman në vendin tonë. Kështu sivjet, në këtë Medrese u shpërnda mish kurbani për më tepër se 1650 familje që gravitojnë në fshatrat e qytetit të Shkupit.”

Aksione të ngjashme në formë të organizuar u ndërmorën në tërë territorin e Maqedonisë, ku sipas Komisionit Qendror të Kurbanava të BFI, deri në pakon e fundit janë ndarë mbi 80 tonelata mish kurbani, i cili i tejkaloi nevojat e konviktit të Medresesë dhe ashtu siç u mor amanet nga besimtarët tanë, ai u shpërnda tek ata të cilët kanë më së shumti nevojë.

Bashkësia Fetare Islame dhe institucionet edukativo arsimore si: Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame, lusin Allahun Fuqiplotë që tua pranojë kurbanin të gjitha atyre që atë ia dedikuan këtyre vatrave të edukimit ku kultivohen vlerat e mirëfillta islame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button