Edhe Panuçi edhe Angelovski synojnë fitore: Duam tre pikë

Sonte me fillim në ora 20:45 do të luhet ndeshja Maqedoni-Shqipëri në sfidën e kthimit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Takimi i parë përfundoi me rezultatin 2:1 për kuqezinjtë.

Pak orë përpara ndeshjes, ka nisur edhe sfida mes trajnerëve, Kristian Panuçi dhe Igor Angelovski.

Trajneri italian i kombëtares shqiptare thotë se skuadra do hyjë në fushën e lojës për tre pikëshin, i cili do blindonte vendin e tretë në Grupin G.

“Në ndeshjen ndaj Maqedonisë do të futemi në fushë për fitore. Kemi respekt për kundërshtarin por në fushë do të zbresim për tre pikët. Maqedonia ka një ekip të fortë, por ne jemi përgatitur për maksimumin. Kundërshtari ka lojtarë cilësorë, mes tyre Pandev, është një lojtar shumë i mirë”, tha Panuçi.

Sa i përket stadiumit, shtoi ai, është i vogël, por terreni është i mirë.

“Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati”, deklaroi ai.

Edhe trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski mendon për fitoren e kësaj ndeshje. Ai ka paralajmëruar një formacion sulmues për të zhvilluar, sipas tij, ndeshjen më të mirë të këtyre eliminatoreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button