Brazil, mbi 820 pjesëtarë të policisë federale në operacionin kundër drogës

Në operacionin “Brabo” të kryer nga policia federale braziliane të hënën, u mor vendimi për arrestimin e 127 personave dhe për ndalimin e 190 të tjerëve nga rrjeti i cili nga porti Santos në Sao Paulo, përgatiste dërgimin e drogës në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nuk është dhënë asnjë informacion mbi sasinë e drogës të sekuestruar. Rreth 820 pjesëtarë të policisë federale morën pjesë në operacionet në shtetet braziliane të Sao Paulos, Minas Gerais, Santa Catarina, Parana, Rio Grande do Sul.

Zyrtarët e policisë federale thanë se rrjeti i narkotrafikut ishte përgjegjës për tregtimin e më shumë se gjashtë ton kokainë në Evropë gjatë vitit të kaluar.

Gjatë aksionit “Brabo”, 14 anije u konfiskuan në portet e Santos, Salvador dhe Itajai më të cilat është kontrabanduar kokaina.

Policia federale e Brazilit ka njoftuar zyrtarët evropianë për anijet e ngarkuara me drogë të cilët kanë lundruar drejt Antwerpit të Belgjikës, në Shibor të Britanisë, Gioia Taurus të Italisë dhe Valencia të Spanjës.

Policia braziliane në bazë të karakteristikave të trafikimit të drogës dyshon se rrjeti i njëjtë është përgjegjës për trafikimin e dy ton droge në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button