100 ditë Qeveri, Zaev: Fjala e dhënë bëhet realitet (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me rastin e mbushjes së njëqinditëshit të Qeverisë së Maqedonisë në konferencën e sotme duke publikuar vendimet e miratuara vlerësoi se “fjala e dhënë u bë realitet”. Siç  bëri të ditur ai të gjitha këto vendime u bazuan në principin e rritjes së trasparencës, llogaridhënies, efikasitetit, kthimit të parave të qytetarëve dhe shndërrimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve, raporton Portalb.mk.

LEXO: Miratimi i ligji të gjuhëve përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë (VIDEO)

“Dhamë një ambient të ri politik, duke dominuar transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia në interes të të gjithë qytetarëve. Kthyem lirinë te qytetarët dhe sollëm jetën në Maqedoni. Kemi deklasifikuar marrëveshje të fshehta që u bënë nga Qeveria, ministrat, agjencitë dhe drejtorët e pushtetit paraprak. E fshehta u bë publike. Shfrenuam shumë aktivitete dhe procese të rëndësishme për qytetarët siç është rasti ku në Komisionin për Shërbime Sekrete mundësuam që në mbledhjet e saj të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Agjencive Sekrete dhe të Zbulimit. Këto 100 ditë dhanë 5 principe: kthimi i parave te qytetarët, sigurimi i një zhvillimi ekonomik për jetesë më të mirë, institucioneve t’ju japim pamje shoqërore dhe në shërbim të qytetarëve si dhe të nxisim marrëdhënie të mira ndërfqinjësore duke hapëruar në procesin euro-atlantik”, tha Zaev.

Me zvogëlimin e buxhetit kryeministror, kthimin e tarifës së lirë, heqjen e reklamave propaganduese dhe zbulimin e keqpërdorimeve gjatë udhëtimeve zyrtare, Zaev vlerësoi se do të kthehen paratë e qytetarëve dhe do të përdoren për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve vendase.

“Me zvogëlimin e buxhetit kryeministror ne arritëm të kursejmë 400 mijë denarë ku bashkërisht me mjetet tjera të kursyera do të realizojmë aktivitete për të mirën e qytetarëve. U siguruan rreth më shumë se një miliardë denarë për Fondin Pensional dhe Invalidor për të siguruar pensionet dhe 20 milion denarë për të gjitha transferet e siguruara sociale. Me buxhetin e ri kemi siguruar mjete për subvencionim të pagës minimale që e njëjta të arrijë 12 mijë denarë, u zgjidh edhe problemi i të punësuarve të falimentuar për 3 mijë persona dhe familjet e tyre, ligji për të cilët është në procedurë kuvendore. Siguruam pushim falas për familjet me të ardhura të ulëta mujore. Siguruam 135 milionë denarë për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe për ndërmarrje vendase. Filloi edhe procesi i shkëputjes së taksës radiodifuzive. Është fituar paketë në vlerë prej 10 milionë euro për bujqit. Energjetika dhe Infrastruktura mori një mbështetje financiare të konsiderueshme nga Samiti i Triestës”, tha Zaev.

Zaev tha se do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë për përfundim të punëve të nisura dhe sjelljen e vendimeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button