VALA sqaron thirrjet telefonike nga shtetet e huaja dhe të rajonit

Operatori mobil Vala ka sqaruar konsumatorët e saj në lidhje me shqetësimet e ngritura nga qytetarët në vend për thirrjet telefonike nga shtetet e huaja dhe ato të rajonit.

Vala ka njoftuar të gjithë konsumatorët se përgjatë këtyre ditëve kanë pranuar shqetësime për thirrje nga disa numra me prefiksin +382.

Me këtë rast VALA ka shtuar se në rast të lajmërimit në këto thirrjë nuk shkaktohet asnjë shpenzim për të gjithë konsumatorët, vetëm në rast se dikush vendos të thërras prapa atë numrat, atëherë fakturohet konform tarifave aktuale.

Lexoni të plotë njoftimin e VALA-s:

Të nderuar konsumatorë,

Ju informojmë se këto ditë kemi pranuar shqetësime lidhur me thirrje nga disa numra me prefiksin +382.

Nëse numrat e tillë ju thërrasin dhe ju lajmëroheni në ato thirrje, juve nuk iu shkaktohet asnjë shpenzim.

Por, nëse ju thirrni prapa ata numra, atëherë faturoheni konform tarifave aktuale.

Kjo dukuri nuk ka të bëjë me Valën dhe si dukuri e tillë është keqpërdorim nga kompanitë ndërkombëtare të cilat mund të vijnë nga shtete shumë të vogla.

Vala është duke u marrë me këtë çështje në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që është e mundur.

Ne ju rekomandojmë të bëni kujdes të mos i thirrni mbrapa numrat që mund të jenë të panjohur për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button